Dy janë rregullat e vendosura nga “Vëllai i Madh” për këtë edicion të Big Brother: Nuk lejohen debatet mes çiftit dhe nuk lejohet që ata të kryejnë marrëdhënie seksuale në shtëpi, ku përjashtohen çiftet që qëndrojnë në dhomën e liderit dhe ata që shkojnë në dhomën e veçantë.

Pikërisht rregulli i dytë dyshohet se është shkelur nga Olsi dhe Fiorentina, por duke mos qenë të sigurt se çfarë realisht ka ndodhur mes tyre “Vëllai i Madh” nuk mund t’i ndëshkojë, por gjithsesi ka marrë masa duke vendosur që deri në ditën e tyre të fundit të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, ata të mos shkojnë më në dhomën speciale, në dhomën “vend për dy”.

“Vetëm jemi prekur dhe puthur, asgjë tjetër nuk ka ndodhur”, u shpreh Fiorentina pas leximit të zarfit të zi.