Në shtëpinë e Big Brother ka shkuar një zarf i zi, në të cilin paralajmërohen masa ekstreme që do të merren nga “Vëllai i Madh” për një prej banorëve, i cili ka thyer rregullat bazë të këtij programi.

“Një prej banorëve të shtëpisë ka thyer rregullat bazë të këtij programi. Të shtunën, gjatë transmetimit live, do të ketë pasoja të rënda. Përgatituni!”, thuhet në komunikimin e “Big Brother”, të cilën për banorët e shtëpisë e lexon Danjeli.

Komunikim që për disa momente i lë në heshtje dhe të shokuar banorët, që fillojnë e të mendojnë se çfarë rregulli është shkelur dhe se ky vendim do të prekë edhe partnerin/partneren e banorit të banorit që ka shkelur rregullin.

Mbetet për t’u parë të shtunën mbrëma se kush është banori që ka thyer rregullat bazë dhe cili do të jetë masa që do të ndërmerret në shtëpi.