Shishja “u nxjerr” mendimet, Xheni s’ka përgjigje kur pyetet për Benardin

Banorët e shtëpisë së beqarëve shfrytëzojnë lojën me shishe për të zbuluar se çfarë mendimi kanë për njëri-tjetrn.

Musa pyet Donën se cili është djali që i intereson më pak brenda shtëpisë.

“Ndoshta Benardi, po ndoshta ngaqë edhe kam folur pak me të”, përgjigjet ajo.

Armela pyet egin se cila prej vajzave i pëlqen më shumë.

“Plus-minus tipi jot”, i thotë ai.

Pas Armelës, Musa i drejtohet Egit. Ai kërkon të dijë tipin që atij i duket më antipatik brenda shtëpisë.

“Nuk kam asnjë që më duket antipatik, por Damiano është i fundit që ka ardhur këtu dhe s’e kam njoh akoma”, thotë ai.

Më pas, Kleodiana pyet Xhenin se si po i shkojnë gjërat me Benardin dhe a do lidhej me të?
Përgjigjja e xhenit ishte pa përgjigjje. Ajo tha “mirë” për pjesën e parë të pyetjes dhe heshti tek e dyta. A mund të merret “heshtja pohim” në këtë rast? Koha do ta provojë.

Pas kësaj, Benardi zbulon se ç’tip mashkulli pëlqen Dona.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është karakteri, respekti dhe sinqeriteti si dhe të ketë sens humori”, thotë ajo.