Debati mes tre djemve të shtëpisë, Ervini-Olsit dhe Damianos do të mbahet mend gjatë nga banorët dhe padyshim që do të diskutohet shpesh, pasi u kaluan edhe disa limite.

Ervini e Olsi, dy prej personazheve kryesorë të debatit, të cilit u bënë bashkë kundër Damianos, ndjehen keq teksa kujtojnë momentet e përplasjes dhe rrjedhën që mori ajo situatë.

Por pavarësisht kësaj, ata mundohen të justifikojnë veprimet e tyre, edhe pse e pranojnë se nuk ishin aspak gjeste të hijshme.

“Nuk duhet të mërzitemi se lojë është. Njeriu reagon kur vijnë provokime të forta”, është qëndrimi i tyre, një ditë pasi kërkuan falje për atë çfarë ndodhi.