Danjeli dhe Olsi u përfshinë gjatë javës në një debat me tone të ngritura me njëri-tjetrin, i cili kaloi edhe në ofendime, madje u nevojit ndërhyrja e banorëve të tjerë për të qetësuar dy djemtë.

Gjatë spektaklit, Olsi u shpreh se nuk bën asgjë për t’u dukur. “Nuk kam pse ti bëjë gjërat për t’u dukur. Këtij ja kam hequr vizën. I tha analisti javën e kaluar të bëhej më aktiv dhe ky e mori keq atë gjë”, tha Olsi, ndërsa edhe gjatë spektaklit u shpreh tejet i tensionuar.

“Nuk e kam bërë atë lloj veprimi me asnjë lloj femra dhe deri sa të jem gjallë nuk do ta bëj atë shenjë. Duhet ta kishim sqaruar ndryshe atë bisedë”, tha Danjeli.