Një prej çifteve në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri ka pësuar një krizë në marrëdhënien e tyre gjatë në fillim të kësaj jave.

Kriza në çift ka ardhur pasi Dona nuk e mbështeti Musain gjatë debatit të këtij të fundit me çiftin e liderëve. Pasi kanë diskutuar e debatuar me njëri-tjetrin ata kanë kërkuar që të largoheshin nga shtëpia, por pasi gjendja mes tyre u qetësua e ata sheshuan keqkuptimet, ndryshuan mendim duke vendosur që të mos largohen nga spektakli për t’i shkuar deri në fund lojës, ose të paktën deri sa t’i nxjerrë publiku.

Dona ka sqaruar se ajo çfarë ndodhi mes tyre ishte vetëm një keqkuptim dhe që në fund ata e kanë sqaruar.
“Dona ka mendimin e vet, unë kam mendimin tim”, u shpreh Musa, teksa theksoi se është i lumtur që ndodhi ajo situatë pasi e njohi më mirë Donën.

“Unë gabova në atë rast, Dona më tregoi se ajo ka një karakter edhe më të fortë se shumë prej banorëve të tjerë brenda shtëpisë”, u shpreh Musa.

Për pjesën më të madhe debati i nisur mes tyre nuk ka qenë normal, ndërsa Ambra i ka dalë përkrah çiftit Dona-Musa, duke thënë se ka qenë edhe keqkuptim për shkak të shprehjeve të përdorura.