Në këtë edicion të Big Brother, dy janë rregullat e vendosura nga “Vëllai i Madh”. Përveçse në dhomën e imunitetit dhe atë të liderit, çifteve nuk u lejohet që të debatojnë me njëri-tjetrin apo edhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Por nga ajo çfarë u pa edhe në klip, ata i kishin thyer rregullat dhe për këtë u penalizuan, duke shkuar automatikisht në nominim.

Fiorentina u shpreh se ndjehet e lehtësuar me këtë vendim, pasi kishte menduar një penalitet akoma edhe më të rëndë, largimin nga shtëpia.