Sherr te djemtë, Ervini-Damianos: S’më jep ti urdhra. Damiano: Gangster budalla

Në shtëpinë e djemve situata nuk është më e mira. Lojërat e fjalëve mes Danjelit, Benardit, Ervinit dhe Damianos vazhduan edhe në mbrëmje.

Në shënjestër të Damianos ishte Ervini. Ai i drejtohet Benardit dhe Danjelit duke dhënë variantin e vet të debatit.

Damiano: Unë i thashë mos u bëj lëpirës si Danjeli. Ai u acarua.

Ervini: Nuk me jep mua urdhra dhe me jep arsye e me shih në sy kur flas.

Damiano: Po bëhesh gangster budalla. Mos më kërcëno.

Në këtë moment të debatit ka ndërhyrë Big Brother që u ka kërkuar djemve që të qetësohen dhe të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Ervini: Unë nuk i jap dorën. Anulohet festa.

Damiano: Ia jap unë dorën.

Por Ervini është ende i inatosur dhe në shenjë nervozizmi godet me dorë murin e banjos. Damiano i thotë që t’i japë dorën dhe vetë i kërkon të falur. Ervini pranon, por jo për Damianon.
“Nëse ta jap dorën ty, e bëj vetëm për çunat që janë këtu”, thotë ai.

Danjeli kërkon nga Damiano që mos e zgjasë më ëktë muhabet, ndërsa Ervini vazhdon akuzat ndaj Damianos.

“Unë nuk jam ordiner që të ofendoj ty kot”, iu drejtua ai.

Pas kësaj ndërhyn Big Brother që u thotë djemve se nëse nuk bëjnë paqe dhe të shtrëngojnë duart, do të anulojë festën dhe si Damiano, ashtu edhe Ervini do të penalizohen.