Damiano ka qënë padyshim një nga banorët më të komentuar të këtij edicion i të ‘Big Brother Albania 9’.

Ai u skualifikua nga loja për shkak të thyerjeve të rregullave, por kjo nuk e pengoi atë të mbante pas vetes sytë kureshtarë të shqiptarëve. Pas skualifikimit ai publikoi  disa ‘skandale’ dhe të fshehta të produksonit duke habitur fansat dhe ndjekësit e tij.

Përveç Armelës, me të cilën ai ishte partner në lojë, emri i ish-banorit u lakua edhe me atë të Ambrës për shkak të shoqërisë së përrbashkët të të dyve duke u aluduar edhe për një lidhje. Diçka që ata e mohuan, pas shakasë së Damianos ku ai donte të martohej me modelen kaçurrelse dhe dasmën ta bënte Ermal Mamaqi.

Përtej kësaj, Ambra ishte në një lidhje me Elsamedin, me të cilin u nda gjatë qëndrimit në shtëpi dhe vijoi një sërë përplasjesh jashtë saj. Damiano dhe Elsamedi po ashtu patën një përplasje virtuale duke shpërthyer në akuza dhe ofendime kundër njëri-tjetrit. Damiano ka gjetur rastin të dalë sërish kundër Elsamedit, këtë radhë duke mbrojtur Ambrën.

“Epo të mundohesh vite me radhë të kesh vëmendje dhe të dështosh nga dita ditës sa të arrish në atë pikë që të sulmosh ish-partneren tënde për vëmendje, kjo është fëlliqësi. Mbylle gojën kur*ë. Bëhu burrë. Do vëmendje? Me telefono mua. Të jap sa të duash. Burrat e vërtetë janë feminist” shkruan ai në Instagram duke e fshirë shumë shpejt, por qe u arrit të fiksohej nga ‘Tabloid.al’.