Mëngjesi ka nisur vrullshëm për banorët. Elsamedi, Fotinia dhe Danjeli vazhduan aty ku e lanë një ditë më parë; sherr.

“Do filloj dhe do të të zhgarravis si vajzat e këqija”, i thotë ai Danjelit.

“Metafor është kjo, apo do më zhgarravisësh?”, pyet Danjeli.

Toni mes dy djemve përshkallëzohet edhe më tej.

“Nuk ma lejon edukata, loja”, i thotë Elsamedi.

“Po të mos ishte loja, domethënë do e bëjë? S’e kam problem fare si individ të mirëpres për çdo gjë që ke në plan të bësh, po ti e ke të pamundur se s’bëjnë gjë vajzat e këqija”, ja kthen Danjeli.

“Je kukull e keqe, pa bateri dhe s’mund të bësh gjë”, i thotë Elsamedi.

Danjeli i kërkon që të bëjë kujdes me mënyrën sesi i adresohet Fotinisë.