Çiftet e “vjetra” nuk kanë shuar ende kureshtjen për dy çiftet e reja që iu bashkuan të shtunën.

Pasi dëgjuan “historinë” e njohjes së Damianit me Donjetën, ata janë kurioze të dijnë si është njohur Danjeli me Fotininë.

Më kureshtarja ishte Fiorentina, që desh të dinte nga Danjeli sesi janë njohur bashkë. Danjeli i merr leje Fotinisë që ta tregojë ai sesi janë njohur. Ai thotë se janë njohur në një qendër tregtare, ku i ka gërvishtur makinën Fotinisë.

“Isha pak i pirë unë. Kjo kalon me të kuqe dhe u gërvishtëm dhe aty u njohëm”, thotë Danjeli.

Fiorentina dyshon dhe nuk i duket serioze përgjigjja e marrë, por Danjeli i thotë se kjo është e “vërteta”.