Rregullat, çifteve nuk u lejohet seksi dhe sherri

Pasi hynë të gjithë banorët në shtëpi, Big Brother u komunikoi çifteve rregullat e lojës.

Rregulli numër një; çifteve nuk u lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në shtëpi, përveç rasteve kur Big Brother vendos ndryshe duke ua komunikuar dhe në një vend të veçantë.

Rregulli numër dy; personat që përbëjnë një çift u ndalohet të zihen me njëri-tjetrin në shtëpi. Nëse duan ta bëjnë këtë, ata janë të detyruar që të shkojnë në dhomën e rrëfimit.

Banorët u njohën edhe me risinë e Big Brother, që këtë vit 100 milionë lekët do të shkojnë për çiftin që do të krijojë më shumë simpati në publik, që do të bëjë lojën më të bukur e që do të jetë më i fortë.

Në fund, Big Brother njoftoi një tjetër surprizë. Përmes një çelësi të fshehur në dhomën e ndenjies, çiftet u vunë në dijeni për ekzistencën e një dhome speciale. Por çfarë e bën speciale këtë dhomë? Big Brother ka vendosur që ajo do të përdoret vetëm nga çiftet që do të kenë imunitet, pra që nuk do të jenë të nominuar.