Ndonëse “Big Brother 9” ka përfunduar e loja e Denisit dhe e Gertës u mbyll e para, njerëzit nuk duan të heqin dorë nga ky kombinim.
Ata kanë përsëritur prej fillimit se nuk janë të dashuruar dhe se midis tyre nuk ka asgjë veç njohjes në “Big Brother”. Por fansat vazhdojnë t’i shohin bashkë, duke ju bërë dedikime si çift.

Në një komunikim “live” me fansat e Instagramit mbrëmë, të shumtë ishin ata që e pyetën Denisin nëse vazhdonte akoma me Gertën. Përgjigjja e tij ishte një “JO” e prerë, e madje për ta përforcuar ai deklaroi se shumë shpejt do e shohim me një vajzë tjetër në krah.

“Do më shihni me një vajzë shumë shpejt. Madje do i ve një fjongo në kokë e do ua sjell si dhuratë”, është shprehur ai.