Edicioni i 9 i Big Brother ishte një nga më të komentuarit për shkak të formulës së re ku banorët duhet të bëheshin çift për të vazhduar lojën. Disa prej këtyre çifteve fituan edhe pëlqimin e publikut i cili vazhdon t’i ndjekë edhe pas daljes.

Por banori i cili prej disa kohësh ka qëndruar paksa “i fshehur” është Ervini. Ish-banorin nuk e kemi parë së fundmi, por ka qenë Olsi ai që ka publikuar foto me të.

Ervini, Olsi dhe Fjorentina kanë qenë sot së bashku duke treguar se shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë.

Kujtojmë që Ervini ka qenë i lidhur me Sidritën, por çifti pas daljes nuk e vazhdoi për shumë gjatë lidhjen.