Lupçe është banori që reagon më ashpër ndaj vendimit të Danjelit për të caktuar përgjegjës. Ai thotë se me këtë ai i shmanget detyrës si lider shtëpie.

“Hiqe statusin fare si lider, ose lërë ta bëjë dikush tjetër, ç’është kjo kështu?!”, u drejtohet ai banorëve të tjerë.

Musa i thotë që të qetësohet, pavarësisht se edhe ai i jep të drejtë për këtë.

“Edhe unë dua që të rri me Donën këtë javë, por hajd, ti mos i jep shkas se ai debat do. Do t’i bëjmë gjërat me qetësi”, i thotë Musa.

Edhe Olsi ndërhyn dhe u thotë që më shumë sesa puna e liderit, banorët duhet të jenë të organizuar vetë, sidomos për pjesën e kuzhinës duke qenë se kanë shumë pak buxhet.