Nga televotimi i javës, publiku ka vendosur që Ambra është banorja që lë shtëpinë e Big Brother si e eliminuar dhe njëkohësisht humbet mundësinë për të fituar çmimin e madh të këtij edicioni.

Gjatë kësaj jave në televotim ishte edhe Danjeli me Fotininë, por për ta publiku mendoi që të shkojnë më tej në këtë lojë.

Ambra u fut në Big Brother së bashku me Elsamedin, duke e nisur lojën si çift, por me mundësinë e dhënë nga Big Brother për të gjithë banorët, ata të dy vendosët të luajnë vetëm. Elsamedi u eliminua një javë më parë, ndërsa Ambra mundi të shkojë deri në gjysmëfinale.

Ambra përshëndeti banorët e tjerë e trishtuar pasi nuk mundi të ishte një prej finalistëve.