Fati i buxhetit të javës së ardhshme për të gjithë banorët e shtëpisë do të vendoset nga Xheni, Lupçe dhe Sidrita.

Të tre ata u përzgjodhën nga Big Brother për të kaluar sfidën; të hyjnë dhe qëndrojnë në një vaskë të tejdukshme të mbushur me bretkosa për 60 sekonda.

Xheni është e para që u fut. Ajo e kaloi jo pa frikë, por me sukses provën dhe qëndroi për 60 sekonda në vaskë në shoqërinë e bretkosave.

Big Brother i propozoi Xhenit që të kapte një brektosë për të përfituar një bonus personal gjatë javës. Pas shumë përpjekjesh, Xheni e kapi njërin dhe e lëshoi sërish.

Pas Xhenit, ishte radha, që jo vetëm u fut pa asnjë frikë mes bretkosave, por e kapi njërën prej tyre.

Pas Lupçes ishte radha e Sidritës, e cila mezi kaloi provën e saj. Ajo doli në momentin që ra gongu i plotësimit të kohës dhe nga nxitimi për pak sa nuk u rrëzua.

Në fund, Big Brother vendosi që prova u kalua me sukses dhe banorët do të kenë buxhet të plotë për javën e ardhshme.