Në shtëpinë e beqarëve ka plasur një debat i ndezur në lidhje me fenë dhe prejardhjen e njeriut. Damiano thotë se beson në Zot, ndërsa Musa është më tepër “darvinian”.

“Unë fetë i pranoj të gjitha dhe të gjitha festat i festoj”, shprehet ai.

“Më thua dot diferencën mes teje dhe majmunit? Ti vjen nga majmuni”, ja kthen Musai.

Liridoni ndërhyn.

“Ti vjen nga majmuni, ti besoje po deshe, po unë nuk vij nga majmuni”, thotë ai.

“Edhe majmunin Zoti e ka krijuar”, ndërhyn Dona.