Xhelozitë e Fiorentinës ndaj Olsit dalin edhe njëherë tjetër në pah gjatë lojës hauajane.

Olsi i hedh Armelës miell në kokë dhe më pas e lag me ujë, gjest të cilin Fiorentina nuk e ka mirëpritur dhe është përlotur në oborr.

Edhe Armelës nuk i pëlqeu kjo shaka dhe i flet ashpër Olsit, ndërsa “loja” mes tyre është vënë re edhe nga Damiano.

As këtij të fundit nuk i ka pëlqyer kjo dhe i ka tërhequr vëmendjen Armelës. Këtë Armela ja tregoi Keit.

“Më tha se ti mezi pret që t’i biesh në sy atij!”, i thotë Armela e përlotur Keit, duke shtuar se Damiano nuk e kupton.

Ndërkohë, Olsi mundohet të sqarohet me banorët e tjerë. Ai u thotë se ishte vetëm shaka ajo që bëri me Armelën dhe nuk donte që ajo të mërzitej.