Plas sherri, Lupçe i drejtohet Keit: Je bosh! Je kot!

Buxheti i përgjysmuar ka tensionuar situatën në shtëpinë e çifteve. Lupçe, që nuk i pëlqen sjellja e Keit karshi Katerinës, kapet me të edhe për çështjen e cigareve.

Ai i ankohet Fiorentinës se përse kanë hequr cigaret e tij për të porositur letra të lagura dhe kolinoz.

Lupçe: Pse të hiqen cigaret e mia? Hiqni të Keit

Kei: Me kë e ke?

Lupçe: E kam me ty!

Kei: E ke se s’logjikon! S’kupton!

Lupçe: Je shumë e cekët!

Katerina: Boll Lupçe, ajo është e fortë, ne jemi të dobët!

Kei: Ku e mësove këtë?!

Lupçe: Ti je zero me bisht!

Kei: Ti ke ardhur këtu për të bërtitur! Sa i vogël je ti!

Danjeli përfshihet në debatin mes tyre dhe bën ironi me Kein.

Danjel: Je i vogël në djallëzi. Duhet të jesh në kapacitet e saj.
Ndërhyn edhe Fiorentina.

Fiorentina: Pse s’i kthen përgjigje Danjelit?

Lupçe: Jam shumë i vogël në djallëzi i thashë. Ke ngec! Po të kishe tru do ishe dikush në jetë! Je zero komplet! Je e fshirë! (i drejtohet Keit).

Kei: O Lupçe të kanë dalë dhëmbët e qumështit! T’u prek Katerina?!

Lupçe: Po u prek Katerina. Po të mban ty brenda se ti je zero!

(Danjel duartroket në formë provokimi për Kein)

Fiorentina: S’është e nevojshme të duartrokisni.

Kei: Qetësohu. Lupçe, shiko të gjithë ta dinë logjikën e të hapin rrugë.

Lupçe: Po të kishe ti 30 vjeç o mami?! Shih se çfarë tipi je, kur s’te intereson familja…

Kei (u drejtohet të tjerëve): Ça të flasësh me atë.
Lupçe: Unë s’e ul veten time!

Kei: E ke pa veten ça je? Ku je ti e ku jam unë?! Ti vetëm pëllet.

Katerina: I lumtë!
Lupçe: Me trego kush të vlerëson këtu? S’të vlerëson njeri.

Kei: Je i vogël!

Danjeli (ironizon Kein): Është shumë i vogël, të dalë tani!

Fiorentina: O Danjel, pse duhet ë flasësh ti kur dy veta zihen? E ke shumë gabim!

Danjeli: Unë këtë natyrë kam!

Fiorentina: Jemi ul të hamë bukë.

Katerina (ironi me Kein): Ti je më e zgjuar!

Kei: Të merrem me nivelin tuaj, unë ja fus vetes.