Plani i djemve: Kemi nevojë për “ndihmë”

Ndërsa vajzat diskutojnë për të organizuar lojëra, krejt e kundërta është te djemtë, të cilët mendojnë si e si të tërheqin vëmendjen e vajzave që ndodhen përtej xhamit.

Ata janë mbledhur pranë xhamit dhe presin ardhjen e vajzave me letrën e fundit, në të cilën kanë shkruar “kemi nevojë për ‘ndihmë’”.

Megjithatë, këtë herë vajzat nuk është se ja “varën” shumë, pavarësisht shënimit mbi letër.

E sërish Benardit mendja i shkon te cigarja, teksa i drejtohet Damianit: Shiko mos ka ngelë dhe ndonjë e fundit. Ata i kërkojnë cigare edhe vajzave, por sigurisht që kjo gjë është e pamundur.

Më pas, djemtë flasim për konsumin e alkoolit. Ervini thotë se në Tiranë pihet shumë birra, ndërsa Liridoni thotë se pi vetëm në raste festash.