Më herët, Kei i vuri edhe një herë në dukje Damianos ngacmimet e Olsit ndaj partneres së tij, Armelës dhe tashmë Damiano ka reflektuar dhe po përpiqet se si të reagojë ndaj kësaj situate.

Ai në fillim foli me Armelën duke i thënë që të mos shkojë më tej se mund të gabojë në marrëdhënien e saj me Olsin, ndërsa tashmë i ka treguar se si ai do t’i përdorë ngacmimet e Olsit ndaj partneres së tij.

“Ai thotë se është një djalë me sedër me norma. Dhe më këtë që ai po bën tani dhe duke marrë parasysh që dje më tha mua të mos e provokoj Fiorentinën. Me këtë ai nënkuptonte që të mos e bezdisja këtë javë se donte të ishte i qetë dhe është në nominim. Por për të mos bërë debat, ai po përdor këtë anën tjetër. Këtë anën tjetër ai po e përdor që të bie unë pre, jo ti. Që unë të bëhem xheloz në ekstrem dhe të ulërasë”, thotë Damiano.

Më pas ai i tregon Armelës planin e tij ndaj Olsit. “Kur të vijë e shtuna, unë ose ti do të them që këtu ka vetëm shoqëri dhe asgjë më shumë. Më pas e qëndis unë këtë punë. Do them: Fatkeqësisht ky përfaqëson meshkujt që tek një femër shikojnë vetëm anën seksuale dhe nuk shikojnë që një femër mund të jetë edhe një shoqe. Si ka mundësi që një djalë që mua më flet për sedër në familje dhe shakatë e tij janë vetëm në tendencën seksuale. Nëse Fiorentina do të vazhdojë kështu do të fus edhe atë këtu. Do them: Fatkeqësisht i ka rënë në krah një femër si Fiorentina që ka arritur ta kuptojë këtë situatë që këtu është një shoqëri. Si mundesh ti që të përdorësh këtë lloj loje kur ti ke një femër në krah dhe bën këtë tendencë për të acaruar ose tendencë seksuale”, thotë Damiano.