Përse do të mbahet mend gjatë Danjeli dhe Fotinia i Big Brother 9

Dashuria, kjo ndjenjë e fuqishme e Universit, si një nga pasionet më ekzaltuese që tërheq njeriun drejt ekstremit më tepër se çdo pasion tjetër.I dashuruari beson, arsyton, duron dhe shpreson…

Formula e Dashurisë në vitin 2017, është bërë moto e spektaklit të popullarizuar Big Brother Albania, që në edicionin e nëntë të realizimit, kryefjalen t’a ketë Dashuria.

“Do të kemi dashuri në këtë edicion sepse dashuria është gjithçka, është energjia, është emocioni.Është një sfidë e madhe sepse është hera e parë, e di që ka njerëz që kanë pritshmëri” ishte shprehur Alessia Grieco Vessicchio – autore e “Big Brother Albania 9”.

Ashtu siç u paralajmërua edhe filloj, zyrtarisht më 18.03 2017, por kësaj radhe “Big Brother Albania 9”, kishte vendosur të kishte si fillim shtëpinë e çifteve të “konsoliduara” dhe shtëpinë e beqarëve, ku varësisht nga afërsia që do të krijonin publiku do të vendoste se kush me kë do të çiftohej.

Si ndodh rëndom në spektakle të tilla, dikush shkëlqen që në fillim, edhe në BB9 goditi shenja e Amorit në mes Danjelit 26 vjeçar i lindur në Tropojë dhe Fotinisë 23 vjeçare nga Gjirokastra – çifti i parë i krijuar nga shtëpia e beqarëve, që u bë zyrtarisht pjesë e shtëpisë së çifteve për të luftuar për çmimin e madh prej 100 milion lekësh.
Me karakter të fortë dhe me vendosmëri, me hyrjen e çiftit Danjel&Fotini në shtëpinë e çifteve, filloj spektakli i vërtetë në “Big Brother Albania 9”.Fillimisht ata “thyen” kordonet që kishin filluar të instaloheshin brenda shtëpisë mes banorëve, arritën t’a marrin kontrollin që në javën e parë, për t’a marr edhe timonin e Shtëpisë më të famshme në Shqipëri pas tri javëve, kur u shkri shtëpia e beqarëve dhe tashmë egzistonte vetëm shtëpija e çifteve.
Dashuria në mes çiftit Danjel&Fotini, po forcohej dita-ditës, saqë pjesa më e madhe e banorëve brenda shtëpisë i kishin zili, gjersa jashtë publiku i admironte dhe të rinjët ëndërronin një dashuri si të tyre apo siq e emëuan edhe ata vet “Përralla e dashurisë tonë”.

loading…

Për dy herë radhazi me vota absolute rreth 70%, u zgjodhën si çifti më i preferuar nga publiku, java e parë që ata u zgjodhë lider me vota unanime nga vetë banorët, do të mbahet mend si java më e bukur që banorët kanë përjetuar, duke u bazuar në aktivitetet që ata zbatuan për t’u defryer banoret, nga veçoj lojën indiane e cila u mirëprit dhe nga publiku.

Mirëpo jo çdo gjë shkonte “mjaltë”, duke parë mardhënien mes tyre dhe shkëlqimin e dashurisë, disa nga banorët e tjerë filluan intrigat kundër çiftit Danjel&Fotini, e ai që i sulmoi më shumë me fjalë dhe shpifje, ishte pikërisht banori që ata ja zgjatën dorën e miqësisë duke e nxjerr nga balta ku ishte në fillim por ky i fundit e keqperdori mirësinë.
Pavarësisht ofendimeve që një pjesë e banorëve ua adresonte pa të drejtë, Danjel&Fotini nuk u dorzuan asnjëherë, vazhduan rrugëtimin me dinjitet, e kur asnjë nga banorët nuk e priste se kishin rënë në letargji totale, më 27.05 2017, çifti Danjel&Fotini vendosën të kurorëzoheshin gjatë spektaklit live, duke i dhënë fund beqarisë.

Një dasëm magjike, një përrallë që po bëhej realitet dhe një publik i tërë që po i shikonte dy pëllumba të dashuruar teksa po i betoheshin njeri-tjetrit para kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.Ajo natë solli një emocion të paparë në publik dhe me ketë rast Danjel&Fotini njihen zyrtarisht çifti i parë që u martuan live në një spektakël në Republikën e Shqipërisë, gjersa fotografitë e dasmës thyen rekord të pëlqyeshmërisë nga audienca në rrjetet sociale duke u bërë momentet më të komentuara të të gjitha edicioneve të “Big Brother Albania” nga fillimi e deri më sot.

E derisa në publik kishin arritur kulmin e pëlqyeshmërisë, brenda në shtëpi polemikat kishin shpërthyer si asnjëherë më parë, se a e bën dasmën për show apo nga dashuria? Smira i kishte kapluar banorët e mbetur duke bërë Pse?
Nëse banorët nuk vlersonin, ishte publiku që i shikonte me vëmendje dhe e kuptuan që ajo martesë lindi nga dashuria, ata u dakorduan dhe vendosën të lidhin kurorë.

Pavarësisht “sqarimeve”, intrigat vesh më vesh kishin arritur kulmin, dy javë para përfundimit të spektaklit, tri nga katër çiftet egzistuese ju kishin kundërvënë çiftit Danjel&Fotini pasi i shihnin si rivalët më të fortë, edhe pse në nominim dy herë radhazi brenda transmetimit të gjysëmfinales, ata arritën të kualifikohen në finale bashkë me dy çifte tjera.

Në javen e fundit të “Big Brother Albania 9” sikur ra qetësia, banorët i kaploi nostalgjia, gjatë një bisede Danjeli i thotë Fotinisë, se do t’më merr malli për shtëpinë ku ata bashkuan zemrat, e gjersa ata do t’i merr malli për shtëpinë, publikun që i mbështeti gjatë gjithë kohës në Shqipëri, Kosovë e Diasporë do t’i merr malli për Danjelin dhe Fotininë.

Nata e 24 Qershorit – Finales së “Big Brother Albania 9”, filloj, zemrat e finalistëve rrahnin si kurrë më parë, gjersa publiku ishte ngritur në këmbë në pritje të shpalljes së çiftit fitues.

Pas shumë emocioneve e suprizave të njëpasnjëshme, që produksioni kishte përgaditur për banorët dhe publikun gjatë spektaklit, në orët e vona pas mesnate erdhi momenti të shpallej çifti fitues.

Me vota absolute, mbi 75%, publiku shqiptar kishte vendosur që çmimin prej 100 milion lekësh të Edicionit të Dashurisë në “Big Brother Albania 9”, e fiton çifti Danjel&Fotini, një moment i paharruar për ata, tani vërtet kishin arritur të gjitha ato që deshironin, dashurinë si gjëja më e shtrenjët, harmoninë me njëri-tjetrin , një publik të tërë që po i përkrahnin dhe çmimin e madh për të cilin kishin luftuar për tre muaj rresht.

Në fund triumfoj dashuria, mirësia dhe vyrtyti, kundrejt urrejtjes, zilisë dhe plogështisë, ky edicion i “Big Brother Albania 9” do të mbahet mend gjatë për audiencën e lartë, “skandalet” që e shoqëruan, por mbi të gjitha do t’mbahen mend Danjel Dedndreaj dhe Fotini Derxho për guximin që treguan.