Ervini dhe Damiano vendosën të sqarojnë përplasjet që patën një ditë më parë mes tyre.

Dy djemtë u ulën të vetëm në këndin e cigares pikërisht për këtë qëllim. Fillimisht ishte Damiano që i kërkoi falje Ervini, duke i thënë se ishte më i madh. Ai thotë se kanë qenë vetvetja dhe të tjerët nga jashtë nuk e kuptojnë trysninë që ata kanë brenda në shtëpi.

“Në këtë muhabet duhet të dilja unë, jo ti. Unë të kërkoj falje për një gjest që unë s’doja ta bëja kundrejt teje. Për faktin që t’i je më i madh dhe për njerëzit që na shikojnë. Për këtë situatë tregon që ne të dy jemi real këtu brenda. Ne do kemi debate bashkë, por nga mua ta dish se nuk do të kesh asnjë lloj sharje”, thotë Damiano.

Ndërsa Ervini i kërkon se nëse do të ketë diçka me të të ja thotë në sy. Unë nga ty do të doja që në momentin që ke diçka me mua të vish të ma thuash, mos t’i kalosh limitet. Unë punoj me gjak, jo me ujë”, i thotë Ervini.