Përpjekja e Benardit për të qetësuar Xhenin e inatosur nga mungesa e bindjes së banorëve të tjerë për kryerjen e detyrave që ajo u ngarkon, dështoi.

Ai i kërkon që të ruajë qetësinë se me gjestet që bën duket shumë e stresuar dhe vazhdon ta pyesë se përse e bën këtë.

Xheni: Jam e mërzit me veten
Benardi: E pse?
Xheni: S’ka ça të duhet ty!
Benardi: Si s’më duhet mua?!
Xheni: S’dua të flas me ty!
Benardi: Flasim sot dhe nesër se duhet me fol dhe pastaj nuk flasim më.
Xheni: Nuk dua! E fillojmë që sot të mos flasim më.
Benardi: Flasim për punët, për gjërta. A e pe se çfarë ndodhi sot?
Xheni: U bëra me nerva.
Benardi: Po tani që Armela thotë që ka probleme? (për pastrimin e banjos)
Xheni: Është Musa me Kein në banjo po e pastrojnë, po ajo e bën për inat.
Benardi: Ç’ke ti, ata veten e vet tregojnë. Mendoje mirë!
Xheni: Nuk dua ta mendoj. U kam caktuar punët dhe tani të bëjnë çfarë të duan! As dua t’ja di dhe boll tani mos më fol. Hyr brenda!
Benardi: Urdhër është ky, hyn brenda?!
Xheni: Bëj çfarë të duash! (Benardi çohet dhe hyn brenda)