Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, Musa ka folur pak rreth jetës personale, por akoma edhe më pak për vuajtjet dhe peripecitë që ai ka kaluar bashkë me të vëllain dhe nënën e tij.

Ai tregon se bashkë me ta ka shkuar në Itali me gomone, ku kanë vuajtur shumë, madje edhe kanë qëndruar rrugëve për shkak të mungesës së të ardhurave.

Musa tregon se babai i tij, thuajse nuk është gjendur asnjëherë aty për shkak të problemeve që ai ka pasur me pijen.
Për të përballuar vështirësitë që i ka sjellë jeta, Musa tregon se ai është larguar edhe nga shkolla për të ndihmuar familjen e tij të ketë një ekonomi sa më të përballueshme, e sa më të mirë.