Me përfundimin e aventurës së tyre të shkurtër në Big Brother, ka përfunduar edhe lidhja.

Denisi dhe Gerta njoftuan në studio me Arbanën vendimin e përbashkët që kishin marrë.

“Duke qenë se ne kishim shumë pak kohë që njiheshim, vendosëm që të dëgjojmë vendimin e publikut, që siç duket nuk na pëlqeu çift. Meqënëse nuk na pëlqyen çift, as ne nuk kemi pse të jemi më çift”, thanë ata.

“Nga këtu deklarojmë se nuk jemi çift”, vijuan ata.

Ndërkohë, Gerta tha se do të vazhdojnë të jenë miq, por jo të dashur.

Gerta dhe Denisi hynë në shtëpi me moton “Së bashku për të fituar”