Damiano rrëfeu në dhomën e rrëfimit historinë e jetës së tij dhe fëmijërinë e kaluar plot mundime, si dhe për babain.

“Babai im ka qenë një njeri i dhunshëm dhe godiste nënën time. Pinte shumë dhe luante bixhoz”, tha ai.

Një gjë tha se nuk i falte të atit.

“Nuk i fal vetëm një gjë, që ka marrë krevatin ku unë dhe nëna ime flinte, sepse nuk kishte krevat ku të flinte me gruan tjetër”, u shpreh ai.

I përlotur, Damiano tha se një jetë nuk i mjafton për të falenderuar dhe qenë mirënjohës për tezen, gjyshen dhe nënën.