Pak kohë më parë, banorja e “Big Brother 9”, Sidrita, lajmëroi se ishte ndarë nga Ervini, me të cilin u lidh pikërisht në këtë spektakël. Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo u përfol për një lidhje me një tjetër banor të edicionit të kaluar, Diedonin, gjë që nuk u mohua as nga ata.

Madje duket se  vazhdojnë të kenë kontakte me njëri-tjetrin, ose ku i dihet ndoshta po përgatiten edhe për ndonjë rikthim.

Blitz ka publikuar disa foto ku tregojnë se Sidrita ka komentuar një zemër në një foto të Diedonit dhe përveç kësaj ka bërë “like” edhe komentet e tjera që janë bërë në foton e tij.