Pas finales së Big Brother Albania, çifti shpall ndarjen!

Të shtunën ka përfunduar edicioni i nëntë i reality-shout ‘Big Brother Albania’.

Një ndër çiftet më të dashura për publikun në këtë edicion ishin Sidrita dhe Ervini, shkruan lajmi.net.

Ata u lidhën me të hyrë në shtëpinë e famshme të ‘Vëllait të Madh’ dhe duket se gjithçka ka përfunduar me të dalë nga ajo shtëpi.

Çifit janë ndarë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Sidrita, e cila përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, njoftoi për ndarjen nga Ervini.

“Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Besoj që do na mirëkuptoni në vendimin tonë për sa na përket mua dhe Vinit. Kemi ngelur miq shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin” ka shkruar Sidrita.

Fitues të ‘Big Brother Albania 9’ ishin çifti Daniel dhe Fotini.