Pas Donjetës, Damiani flet me Armelën: Fotinia me ka inat

Pas Donjetës, Damiano i është afruar Armelës për të biseduar me të. Ai i thotë se Fotinia e ka marrë inat se përse ai u bënte komplimente nga xhami vetëm vajzave të tjera të shtëpisë.

Ai i thotë Armelës që të mos i keqkuptojë gjërat dhe se do t’ja thotë edhe vetë Fotinisë këtë.

“Nje femër që është e bukur është e bukur. Pse të mos ia thuash?! Ça faji kam unë? Edhe dje kjo filloi duke u grric me Ervinin për punë puthjesh e kështu gjërash. Unë i thashë që nuk jam mashkull legen dhe nuk i imagjinon dot gjërat që kam bërë unë. I thashë që nuk po të ndaloj të njihesh me të dhe nëse ti nuk do të njihesh i ndan gjërat. Por unë si Damian, kur filloj të bëj diçka me një femër nuk e lë të iki”, i thotë ai.

Dhe këtë “diçka” duket se Damiano e ka nisur me Sidritën dhe me atë do të vazhdojë.

“E fillova me Sidriten dhe mendoj që duhet të qëndroj këtu tek kjo”, i thotë ai Armelës.

Armela i përgjigjet se e kanë nuhatur këtë dhe se vajzat kanë folur me njëra-tjetrën duke e parashikuar këtë.