Pas Donës me Kleodianën, Damiano: Nuk jam këtu për të krijuar familje

Pasi konsumoi gjerë e gjatë me Donën gjithë çfarë kishte për t’i dhënë e pyetur, Damiano del me Kleodianën tek këndi i cigares.

Që në fillim ai i thotë asaj se brenda në shtëpi është një lojë e madhe dhe ai kërkon ta luajë atë.

“Unë nuk kam ardhur këtu që të krijoj familje, por të krijoj një rreth shoqëror”, i thotë ai Kleodianës.

Kleodiana i tregon për pritjen e ftohtë që pati së bashku me Donën nga Armela, Sidrita dhe Xheni, për të cilat thotë se kanë ngritur një shoqëri të shtirur aty brenda.

“Unë shoqe të ngushtë nuk quaj atë që kam 7 vjet që e njoh, jo më një që e njoh prej 7 ditësh”, i thotë ajo.