Siç pritej, pasi fituan çmimin e madh dhe pasi u martuan në “Big Brother”, Danjel dhe Fotini duhej të shtronin një darkë pas daljes në mënyrë që të njihnin edhe familjet e njëri-tjetrit. Dhe ashtu ka ndodhur.

Një fotografi qarkullon në rrjete sociale ku vihet re një tavolinë e madhe me familjet e çiftit dhe gjithashtu mund të dallohen edhe çifti Benard dhe Xheni. Duket se prej banorëve të “Big Brother” ata janë të vetmit që kanë qenë në këtë darkë speciale të çiftit fitues.

Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë se Big Brother, e lidhja e tyre sa erdhi dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj.

Çifti zgjodhi të kurorëzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre.

Dashuria e tyre ia doli të triumfonte, dhe çifti u shpall fitues i këtij edicioni, i konceptuar si “Love Edition” (Edicioni i Dashurisë).

Janë arsye të mjaftueshme për të bërë një darkë të madhe me familjarët e tyre pas daljes si fitues nga shtëpia.