U njohën dhe u martuan brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ndonëse të shumtë ishin skeptikët për marrëdhënien e tyre, Danjel dhe Fotini arritën të fitonin 100 mijë euro, natyrisht si fituesit e edicionit të nëntë të “Big Brother Albania”.

Tashmë fitimtarë, në kohën kur loja ka mbaruar, Danjel dhe Fotini po shijojnë privatësinë dhe martesën e tyre.

Si çdo çift, shëtitjet janë të preferuara nga dyshja, e cila është fotografuar nga paparazzi teksa kalonte në rrugën pranë Liceut Artistik në Tiranë, të kapur prej dore me njëri-tjetrin.