Benardi duket se ka një javë të vështirë përpara pasi është në dorë të Xhenit për sa i përket ushqimit. Ai duhet të hajë vetëm ushqimet që i përcakton partnerja e tij.

Teksa ishin duke ngrënë, Olsi ngacmon Xhenin duke i thënë të mos e ndalojë Benardin për të ngrënë.

“Ti mendon se me këto gjëra do të shtohet dashuria? Në qoftë se të ka puthur 20 herë, tani të puth 10 herë. Kështu që vëre dorën në zemër për të”, i thotë Olsi Xhenit.