Olsi Klosi është një ndër finalistët e Big Brother, i cili nuk arriti dot të rrëmbente kupën e fitores por që u kthye në qendrën e vëmendjes pas debateve të shumta dhe dashurisë së lëkundur të tij me Fiorentinën. E dashura e Olsit, Fiorentina bëhej herë pas here xheloze për femra të ndryshme brenda shtëpisë dhe me sa duket, ka pasur të drejtë.

Një vajzë kaçurrelse ka dërguar në redaksinë e JOQ disa foto të bisedave me Olsin, në të cilat djali sillet si don zhuan dhe tenton ta joshë. Ai i kërkon vajzës favore seksuale dhe më konkretisht, chat seks, teksa e komplimenton duke i thënë “je superp***”.

Siç duket, Olsi i paska fiksim kaçurreset, marrë shkak edhe nga tërheqja e tij e madhe me Ambrën.