Vendimi i Danjelit dhe Fotinisë për t’u martuar në Big Brother zuri pa përgatitur edhe vetë banorët e tjerë aty brenda.

E për këtë, Danjeli i thotë Lupçes dhe Olsit se ideja për t’i propozuar partneres së tij nuk ishte e rastësishme dhe nuk lindi aty për aty.

“Ne një javë i kemi dhënë kohë njëri-tjetrit për t’u menduar dhe pastaj kemi ndenjur të veçar nga banorët e tjerë për 3 javë dhe kemi njohur njëri-tjetrin më mirë”, u thotë ai, duke shtuar se kur të dalë jashtë janë të ftuar në dasmën që do të organizojë.

Olsi e ngacmon me shaka.

“Jo se është 800 mijë lekë divorci”, i thotë ai.