Bërja e buxhetit kërkon praninë e të gjithë banorëve dhe për këtë ata që janë rehatuar tek këndi i ndenjes nisin të thërrasin të tjerët që mungojnë.

Olsi thërret Ambran dhe jo pa e ngacmuar atë.

“Çohu Ambra se je dhe vetëm tani”, i thotë ai.

Lupçe ndërhyn.

“Jo se është çift”, thotë ai.

“S’dua të di gjë unë! Mua tek më duket, s’më duket si çift”, thotë Olsi.