Çiftit Olsi dhe Fjorentinës duket se Ambra nuk do t’i ndahet ndonjëherë. Kjo për faktin se ishte ajo që solli xhelozitë mes çiftit në shtëpinë e Big Brother duke bërë që ata të arrinin deri në finale me ngacmimet, provokimet, dashuritë e xhelozitë.

Pas daljes nga shtëpia Olsi dhe Fjorentina shihen më të dashuruar se kurrë dhe çdo ditë pranë njëri tjetrit.

Të ftuar në emisionin Thumb, çifti kanë pasur sërish një moment xhelozie kur moderatorja i ka kërkuar Olsit të telefonojë Ambrën.

Edhe pse Fjorentina nuk ishte dakort, Olsi nuk ngurroi dhe telefonoi ish-banoren duke e ftuar për kafe.

Fjorentina nuk reagoi fare mirë dhe e pickoi Olsin tek krahu duke e dënuar për këtë veprim.