Brenda shtëpisë janë të gjithë çifte të sakta, përveç njërit. Kështu mendon Olsi që ja thotë këtë Danjelit.

“Përveç Damianos me Armelën që nuk më duken tamam. Ti je përshtat me Fotininë, Ervini me Sidritën kishin ndjenja, po ashtu edhe Benardi me Xhenin”, thotë Olsi.

Edhe lidhjen e vet me Fiorentinën e sheh shumë të fortë, pavarësisht se vetë thotë se e ka të vështirë ta shprehë.

“Fiorentina e ka ndjenjën më të fortë se mua. Unë mezi shprehem, por ndjehem i plotësuar në mendime, më mbështet, më del në krahë”, thotë ai.

Megjithatë, jashtë thotë Olsi është tjetër gjë.

“Se çfarë ndodh jashtë i kemi vetë në dorë”, shton Olsi.