Olsi ishte një nga banorët më të komentuar të edicionit të 9 të Big Brother. Lidhja e tij me Fjorentinën u komentua gjatë për shkak të xhelozisë së saj por edhe provokimeve të Olsit me vajzat e tjera, si me Armelën dhe Ambrën. Pas daljes çifti e vazhdojnë lidhjen dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale.

Sot Olsi ka postuar një foto me reperin e famshëm, Stresi. Përveç miqësisë së tyre që tani u zbulua, diçka tjetër i ka habitur fansat.

Olsi ngjan shumë me Stresin. “Gjeni ndryshimin”, shkruan Olsi ndërsa fansat i shkruajnë se ngjajnë shumë me njëri tjetrin.

Edhe Stresi gjithashtu ka postuar foton me Olsin ndërsa edhe ai ka marrë të njëjtat komente në profilin e tij, pra që ngjajnë shumë.