Fiorentina i thotë Olsit dhe Katerinës se Musa ka pyetur se kush ka bërë dush.

Katerina tregon se është larë Damiano, ndërsa Olsit i duket sikur lideri kërkon të vendosë edhe për kohën se kur do të bëhet dushi.

“Të vijë të ma thotë mua se ja jap unë përgjigjen. Ja kthej unë përgjigjen! Hajde të xhaxhi se të sqaron xhaxhi dhe do marri përgjigjen që meriton”, thotë Olsi.

Fiorentina shton se Musa për këtë do të organizojë një mbledhje me banorët.

“Nuk do të rrijmë ne të pyesim edhe kur të ikim në banjo”, thotë Olsi.

Fiorentina mundohet ta qetësojë duke i thënë se nuk bëhet fjalë për të pyetur liderin para se të lahesh.