Olsi dhe Fjorentina ishin një nga çiftet më të përfolur të edicionit të 9-të të Big Brother. Edhe pas daljes ata vazhdojnë të jenë bashkë, por ditët e nxehta të verës i kanë ndarë paksa.

Olsi po shijon  pushimet në Jalë me miqtë e tij ndërsa Fjorentina duket se nuk po kalon po aq bukur.

Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket e menduar dhe e mërzitur. Nisur nga sjellja e saj në Big Brother të gjithë do mendoni se i trembet ndonjë tradhëtie të mundshme nga Olsi.