Olsi i thërret Lupçes t’i afrohet ndërsa ai ndodhet me Ervinin në oborr.

“Pse më shmangesh o burrë, nuk të kuptoj se çfarë ke”, i thotë ai.

Më pas, Lupçe iu bashkohet dy djemve, ndërsa Olsi nis të bëjë ironi me të.

Në anën tjetër, Ervini me të cilin Lupçe pati një përplasje me tone të ngritura ditën e sotme, thuajse nuk i flet atij për asnjë çast, por vetëm aprovon ato që thotë Olsi.