Olsi i thotë Benardit që Danjeli doli keq gjatë shfaqjes së klipeve në natën e spektaklit.

Ai e akuzon Danjelin se është tip i lëkundur dhe se vërejtjet që mund të ketë me banorët e tjerë i hedh për konsum dhe nuk përmend emra, por ua lë banorëve të tjerë që ta bëjnë këtë.

“Në momentin që duhet të flasësh për dikë, mirë është që të thuash emra, të thuash emrin. Unë e them dhe nuk e kam problem ta bëj këtë. S’kam pse duhet të më vijë turp”, thotë ai.

Kjo lojë e Danjelit, nuk i pëlqen Olsit.

“Doli pistë fare. Unë nuk kisha gjë me të fare, por këtu nuk ka imponim. Po të pëlqeu, mirë, po s’të pëlqeu krijon ato barrierat e tua dhe vazhdon”, shton ai.