Gjatë hartimit të buxhetit, kërkesa e Donës për të marrë kastraveca u refuzua më fort nga Fiorentina dhe mes dy vajzave shpërtheu debati i ashpër.

E në përfundim të kësaj zënke, pasi gjërat u qetësuan, Olsi këshillon partneren e tij.

“Duhet ta mbash veten ti, se ata mund të ta bëjnë edhe për provokim”, i thotë ai.

“Nuk do të flas më, nuk do të flas më se na doli tani në skenë kjo (Dona)”, thotë Fiorentina.

Olsi i thotë se nuk duhen shumë mend për t’i kthyer përgjigjje Donës, por…

“Ti duhet ta lësh të kuptojë që ka të drejtë, është më mirë që t’i hapësh rrugë. I ktheve përgjigjje, tani hapi rrugë”, i thotë Olsi.