Olsi shpreh dëshirën që të shtunën në shtëpi të hyjnë banorë të rinj. Ai ja thotë këtë Keit.

“Do Zoti hyn ndonjë të shtunën prap”, thotë ai dhe më pas bëhet kurioz të dijë se përse banorëve nuk iu caktua provë jave nga Big Brother.

Ai hamendëson se si provë jave mund të kenë stërvitjen e mëngjesit.

“Të shtunën prit çdo gjë që të ketë lidhje me rezistencën e këmbëve. Unë nuk kam asgjë personale me asnjë, por kur bie trompeta ti nuk respekton trompetën dhe as mua”, thotë Olsi.

Por Kei i thotë se e ka gabim me të dytën. Ajo lë të kuptohet se kur nuk del të stërvitet me Olsin në mëngjes pas rënies së trompetës, nuk e bën këtë se i mungon respekti për Olsin.