Pasi Kei ka marrë një dozë kërcënimesh nga Olsi i revoltuar nga fjalët me kunja që ka përdorur ajo, Damiano shprehet se si Olsi edhe Ervini janë të ngjashëm, duke marrë si shembull pikërisht ngjarjen e fundit.

“Nuk ka ndryshim nga dyshi, ta kam thënë”, i thotë Damiano Keit, duke nënkuptuar Ervinin. Por ai sheh një ndryshim “Vetëm se ai e bën më të zbutur, por koncepti mbetet i njëjtë”.

Ndërsa Kei më pas bën ironi me përmendjen e stekave që bëri Olsi. “Po në krevat me stekë flihet. Shyqyr s’na hedhin ndonjë provë me bilardo me numrin tete jam bo si ters jam bo. Që do jetë javë e gjatë do të jetë. Këtu në Tiranë, a di ca pihet…stekë që me mëngjes dhe pale kur ta thyejnë pastaj”, i thotë ajo, Xhenit, e cila e pandeh me të vërtetë se është një lloj kafeje.