Të ftuar sot në Thumb ishin Olsi dhe Fjorentina, një nga çiftet më të komentuar të Big Brother. Edhe në këtë emision dyshja nuk i la ngacmimet ndaj njëri tjetrit ndërsa Fjorentina u shpreh se ajo dhe Olsi dhe nuk do ndahen kurrë.

Këtë deklaratë të Fjorentinës, Olsi nuk e priti mirë dhe i tha të mos jetë e sigurtë.

“Mos ji e sigurtë zemra. T’jemi mirë me shëndet njëherë”, tha Olsi, raporton Tabloid.al

“Edhe nëse ndahemi, prapë pajtohemi. Por ne për inat të botës nuk do ndahemi”, tha Fjorentina duke insistuar.

“Jo për inat të botës jo, se një jetë kemi”, tha Olsi ndërsa Fjorentina mbeti pa fjalë.