Olsi i rikthehet edhe një herë debatit të një nate më parë me Danjelin. Musa i thotë se Danjeli tentoi ta provokonte, por Olsi thotë se nuk i jep asnjë mundësi, pavarësisht veprimeve të tij.

“Ai shkarravinë është, por unë nuk i jap asnjë shans. Ai hedh gurin dhe fsheh dorën”, thotë Olsi. Por më gjatë për Danjelin flet Musa.

“Unë i kërkova të qetësohet, i thash të mos hedh fjalë kot. Ai ka ardhur këtu me këshilla dhe program. Ai ka pasur shumë gjëra të përgatitura”, thotë Musa.